Mbappe refuzon të marrë pjesë në setin fotografik të Francës, mediat franceze zbulojnë arsyen

Kylian Mbappe nuk do të marrë pjesë në fotosesionin me Kombëtaren e Francës.

“L’Equipe” ka raportuar këtë të hënë se sulmuesi i Paris Saint-Germainit ka refuzuar të marrë pjesë në fotosesionin me Francën, që është i planifikuar për ditën e nesërme – në prag të ndeshjeve në Ligën e Kombeve.

Ky vendim nga Mbappe vjen pas raportimeve se Federata e Futbollit e Francës nuk e ka ndërmend të ndryshojë marrëveshjen për të drejtat e imazhit me futbollistët e Kombëtares A.

Përmes një deklarate në AFP, 23-vjeçari kishte treguar se ai dhe përfaqësuesit e tij ankoheshin për faktin se nuk ishte gjetur një marrëveshje mes palëve, pavarësisht gatishmërisë së tij për ri-negocim.

Ish-sulmuesi i Monacos thuhet se nuk pajtohet që emri i tij të përdoret për të promovuar sponsorë me të cilët nuk ka kontratë. Ai nuk i pëlqen disa nga markat me të cilat ekipi kombëtar bashkëpunon dhe ai nuk është i kënaqur me përfshirjen në reklamat e një marke që është larg një stili jetese të shëndetshëm, për shembull “Coca-Cola”.

Mbappe dhe përfaqësuesit e tij mendojnë gjithashtu se imazhi i disa lojtarëve përdoret më shpesh se i të tjerëve. Ata duan që lojtarët e Kombëtares franceze të kenë një agjenci mbi markat me të cilat lidhen emrat e tyre.

Kurse, “RMC” ka raportuar se seti fotografik për nesër do të përfshijë disa nga sponsorët kryesorë të ekipit kombëtar, si “Uber Eats”, “KFC” dhe “Coca-Cola”, kompani të cilat nuk pëlqehen nga Kylian Mbappe./Rahoveci info/

Lajmet Mbappe refuzon të marrë pjesë në setin fotografik të Francës, mediat franceze zbulojnë arsyen >> Rahoveci info.

Ballina
RadioRahoveci
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!