Trepça shënon fitore edhe kundër Bashkimit

Trepça ka regjistruar edhe fitoren e dytë radhazi në Prince Caffe Superligën e Kosovës në basketboll.

Pasi mposhti Ponte Prizrenin, skuadra e drejtuar nga Lyubomir Minchev sonte mposhti skuadrën tjetër nga ky qytet, Bashkimin, në ndeshjen e vlefshme për javën e dytë.

Ndeshja e zhvilluar sonte në palestrën “Minatori” ka përfunduar me rezultatin 75:68. Për “portokallezinjtë” ishte humbja e parë, krahas një fitoreje.

Erjon Kastrati me 20 pikë dhe Clevon Brown Jr me 12 sosh, ishin dy basketbollistët më të dalluar në këtë fitore të “Xehetarëve”.

Kurse, te Bashkimi u dallua Fahro Alihodzic me 19 pikë.

Trepça në javën e ardhshme luan në udhëtim te Rahoveci, kurse Bashkimi luan kundër rivalit lokal, Ponte Prizreni. /Rahoveci info/

Lajmet Trepça shënon fitore edhe kundër Bashkimit >> Rahoveci info.

Ballina
RadioRahoveci
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!