Turneu ndërkombëtar “Peja Open” 2022

Në palestrën e sporteve “Karagaçi” në Pejë është mbajtur turneu ndërkombëtar i xhudos “Peja Open”, turne që u organizua për herë të parë.

Në këtë turne morën pjesë mbi 100 garues nga 5 shtete e ato ishin: Turqia, Shqipëria, Mali i zi, Maqedonia dhe Kosova.

Ky turne është organizuar nga Federata e xhudos e Kosovës në bashkëpunim me klubin e xhudos “Kano” nga Peja. Në këtë turne ishte prezent selektori, trajneri më i mirë në botë Driton Kuka i cili e hapi garën dhe e përcolli nga afër.

Turneu është zhvilluar për këto grupmosha: Kadet dhe Senior.

Pjesmarrës kanë qenë klubet e Kosovës: KXh “Ippon”, KXh “Trepça”, KXh”Llapi”, KXh “Polici”, KXh “Sankaku”, KXh “Studenti”, KXh “Kastrioti” si dhe ekipet nga Turqia, Shqipëria, Mali i zi dhe Maqedonia.

Garuesi më i mirë i turneut ndërkombëtar “Peja Open” 2022 u shpall Dardan Cena nga KXh “Ippon” të cilit iu nda kupa, kurse në shenjë nderi e respekti iu nda kupa edhe ekipit nga Shqipëria.

Lajmi i plotë në këtë link. /Rahoveci info/ 

 

Lajmet Turneu ndërkombëtar “Peja Open” 2022 >> Rahoveci info.

Ballina
RadioRahoveci
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!