Vojvoda me probleme muskulore, sot do të dihet nëse do të jetë gati për ndeshjet e Kosovës

Mërgim Vojvoda nuk e di ende nëse do të jetë i gatshëm për ta ndihmuar Kombëtaren e Kosovës në ndeshjet e shtatorit.

Mbrojtësi kosovar ka probleme muskulore dhe me gjasë sot do të dihet saktësisht nëse ai do të luaje për “Dardanët” apo jo në dy duelet e fundit të Ligës së Kombeve.

Futbollisti anësor mungoi në ndeshjen e fundjavës ndërmjet Torinos dhe Sassuolos.

Lëndimin e tij e ka konfirmuar edhe trajneri Ivan Juric.

“E kishte një dhimbje muskulore. Dëshironte të luante, por kisha frikë se do ta humbisja për një kohë të gjatë. Siç thotë ai, nuk është diçka e rëndë”, ka thënë trajneri i Torinos.

Sot pritet që Vojvoda t’u nënshtrohet kontrolleve mjekësore dhe më pas do të vendoset nëse ai do t’i bashkohet Kombëtares së Kosovës apo jo.

Emri i Vojvodës figuron në mesin e të ftuarve të selektorit Alain Giresse për dy duelet e këtij muaji, ndaj Irlandës së Veriut më 24 shtator në Belfast dhe kundër Qipros më 27 shtator në Prishtinë.

 

Lajmet Vojvoda me probleme muskulore, sot do të dihet nëse do të jetë gati për ndeshjet e Kosovës >> Rahoveci info.

Ballina
RadioRahoveci
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!