Istrefi: Pa Vjosën në PriFest ndjej dhimbje

Sonte nisi edicioni i radhës i “PriFest”.

Këtë vit, ky edicion i kushtohet ish-drejtoreshës së ndjerë, Vjosa Berisha.

Mbrëmjen e parë të “PriFest” e hapi “Vera Andrron Detin” – producent i të cilit është i vëllai i Vjosës, aktori i njohur shqiptar, Shkumbin Istrefi.

Istrefi për Rahovci.info tha se ndjen dhimbje që këtë vit “PriFest” mbahet pa Vjosën.

Por, ai tha se është shumë krenar me arritjet e së motrës, për punën e palodhshme të saj gjithë këto vitë për kinematografinë në vend.

Edhe regjisori, Fatos Berisha tha se ky edicion e gjithë tjerët do t’i kushtohen Vjosës.

Të dielën, në nderim të Vjosës, do të shfaqet filmi “Cirku flutures” në Kino Armata./21Media

Lajmet Istrefi: Pa Vjosën në PriFest ndjej dhimbje >> Rahovci.info.

Ballina
RadioRahoveci
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!