Xhelal Sveçla ‘dorëzohet’, nxjerr vendim për ta rikthyer në punë Fadil Kodrën

Xhelal Sveçla humb betejën me ligjin, nxjerr vendim për ta rikthyer në punë Fadil Kodrën.

Avokati i Fadil Kodrës, Faton Fetahu, ka njoftuar se ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka vendosur ta rikthejë klientin e tij në pozitën e Drejtorit të Përgjithshëm të Agjencisë për Menaxhimin e Emergjencave.

Ky vendim i Sveçlës ka ardhur pas vendimit të Këshillit të Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës, që kishte pranuar ankesën e Fadil Kodrës dhe kishte anauluar vendimin e ministrit Sveçla për largimin e Kodrës nga pozita e Drejtorit të Përgjithshëm të Agjencisë për Menaxhimin Emergjent.

Vendimi i publikuar nga avokati i Fadil Kodrës.

Ballina
RadioRahoveci
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!