Arben Vitia shpall kandidaturën për kryetar të Qendrës së VV’së në Prishtinë

Arben Vitia ka shpallur kandidaturën për kryetar të Qendrës së Lëvizjes Vetëvendosje në Prishtinë.

Ish-ministri i Shëndetësisë, i cili humbi garën për kryetar të Prishtinës në zgjedhjet lokale të vitit të kaluar kundrejt Përparim Ramës, do të garojë për edhe një mandat tjetër në krye të LVV-së në Prishtinë.

Lajmin e ka bërë të ditur Lëvizja Vetëvendosje pas tubimit partiak në Prishtinë të martën.

Në njoftimin e LVV-së pas tubimit në të cilin Albin Kurti shpallu kandidaturën për kryetar të Lëvizjes, partia njoftoi se Arben Vitia ka shpallur kandidaturën për kryetar të qendrës në kryeqytet.

Ballina
RadioRahoveci
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!