Kryetari i Prishtinës themelon komision t’i identifikojë pronat e komunës

Rama themelon komision t’i identifikojë pronat e komunës.

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka themeluar komisione të cilat do të bëjnë identifikimin e pronave të komunës.

Më pas të gjeturat do t’i prezantojë në kuvend ku edhe do të merret vendim për hapat e mëtutjeshëm që do të ndërmerren ndaj shfrytëzuesve të pronave në mënyrë jo legale ose atyre që iu ka skaduar afati i kontratës për shfrytëzim.

Po ashtu masa do të merren edhe ndaj shfrytëzuesve të cilët nuk kanë paguar asnjë taksë ndaj komunës, njofton Klan Kosova.

Drejtoritë, e Pronës dhe ajo e Mirëqenies Sociale po ashtu kanë themeluar komision i cili ka bërë vlerësimin e statuseve financiare të familjeve të cilat shfrytëzojnë banesat për kategoritë sociale në Fushën e Pajtimit dhe po ashtu të familjeve të cilat kanë përdorë banesat në lagjen “Bregu i Diellit” të cilat komuna e Prishtinës vite më parë ua ka dhënë zyrtarëve të vetë.

E në bazë të të gjeturave, komuna do të ndërmarrë edhe vendimet.

Ballina
RadioRahoveci
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!