KUR TË JEMI NJË SHTET, DO TË JEMI PREZENT NË ÇDO EVENIMENT EVROPIAN DHE BOTËROR TË FUTBOLLIT

✍️ Bylbyl Sokoli

  1. Ndoshta jemi i vetmi vend në botë ku futbollistët Shqiptarë zgjedhin të luajnë për shumë shtete ku, pos dy shteteve Shqiptare, Shqipërisë dhe Kosovës, luajnë edhe për shtete tjera si Maqedonia e Veriut ,Zvicra, Suedia, Norvegjia, Gjermania etj.
    Kjo tregon (në aspektin politik çështjen e pazgjidhur Shqiptare), se sa të ndarë jemi!
  2. Obligimi kombëtar i sportistëve është që të përfaqësojnë vendin apo kombin që i takojnë…
    Që do të thotë, ata duhet të vendosin në saje të regullave se cilin shtet shqiptar duan ta përfaqësojnë (Shqiperinë apo Kosovën).
  3. Në shumicën e rasteve, menaxherët janë ata që vendosin se cilin vend do ta përfaqësojë sportisti që ata e menaxhojnë.

Menaxherët kanë interesin e tyre dhe shpesh vendosin që sportisti “i tyre” të luaj për shtetin që është më mirë i ranguar në ranglistat e FIFA-s dhe UEFA-s.

Shumë shpesh gabojnë dhe sportistit i mohohet e drejta të mbrojë ngjyrat e kombit që i takon.

  1. Sportisti duhet të vendos vetë, në kuadër të akteve normative, se cilin shtet do ta përfaqësojë në këtë moment, Shqipërinë ose Kosovën.

Asesi nuk duhet të mendojë që t’a përfaqësojë ndonjë shtet tjetër, vetëm në raste kur nuk është i ftuar nga Shqipëria apo Kosova.

Kështu do të jetë deri sa të jemi të ndarë!

Unë besoj se, sëshpejti, kur të bashkohemi në një shtet shqiptar, të kemi një kombëtare, të gjitha këto probleme do të zhduken dhe ne do të jemi prezent në çdo eveniment evropian dhe botëror në futboll…

Ballina
RadioRahoveci
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!