Vuçiq e takon Këshilltarin kryesor të Biden: Flasin për Kosovën

Çështja e Kosovës po vazhdon të jetë temë diskutimi.

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq thotë se ka pasur një takim me këshilltarin e presidentit amerikan për sigurinë kombëtare, Jake Sullivan, i cili ka zgjatur një orë më shumë se sa ishte planifikuar. Ai tha se nuk ka qenë e lehtë të merren vesh për disa çështje.

Vuçiq, duke folur për mediat në Nju Jork, tha se takimi me Jake Sullivan ishte ndoshta një nga takimet më të rëndësishme.

“Biseduam për të gjitha çështjet me rëndësi , edhe për Kosovën. Është me rëndësi që u njoha më të, ai është e ardhmja e politikës amerikane”, tha Vuçiq.

Nuk është e lehtë të biesh dakord për disa çështje, theksoi Vuçiq, por shtoi se biseda ishte shumë e hapur dhe e sinqertë.

“Dhe kur biseda është e hapur dhe e sinqertë, gjithmonë duhet të sjellë ndonjë përfitim, nuk mund të them gjithmonë se duhet të jetë e dobishme, por sjell disa të mira”, theksoi Vuçiq.

Ai gjithashtu tregon se Sullivan është e ardhmja e politikës amerikane dhe se ai është në një pozicion të tillë për të vendosur për çështjet kyçe të botës, luftën dhe paqen.

“Ne i kemi shqyrtuar të gjitha çështjet. Unë thashë se cilat janë qëndrimet e Serbisë dhe theksuam se e rëndësishme është që bashkërisht të bëjmë çmos që të rrisim aktivitetin ekonomik mes Serbisë dhe Amerikës, të kemi gjithnjë e më shumë investitorë”, tha Vuçiq.

Vuçiq vlerësoi se në Nju Jork ka pasur shumë biseda dypalëshe, duke përfshirë edhe një takim me shefin e diplomacisë kineze, Ëang Yi , me të cilin ka biseduar për marrëdhëniet ndërmjet Serbisë dhe Kinës.

Ai theksoi se është e rëndësishme që Serbia të ruajë pozicionin e saj të pavarësisë, si dhe marrëdhëniet e mira me Kinën.

Vuçiq në fund tha se është i interesuar si të luftojnë për Kosovën, shkruan rts, transmeton Gazeta Express.

“Ne nuk merremi me çështje të brendshme në vendet e tjera. Ne jemi të interesuar se çfarë po ndodh në arenën ndërkombëtare dhe si të luftojmë për Kosovën”, ka theksuar Vuçiq.

Ballina
RadioRahoveci
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!