“Ciao” publikohet nga Nora Istrefi

Këngëtarja e njohur, Nora Istrefi ka publikuar projektin e ri muzikor.

“Ciao” titullohet kënga e re, të cilën Nora e ka publikuar edhe me videokilip.

Nora si gjithmonë  edhe në këtë videoklip është kujdesur për pamjen e saj deri në detajin më të vogël, shkruan Rahovci.info.tv

Teksti i këngës u shkrua nga këngëtari, Yll Limani, ndërsa miksimi dhe masterizimi nga Fatjon Miftari.

Producent i këngës është Fatjon Miftari teksa videoklipi u realizua nga “Entermedia”.

Projekti i fundit i Nora Istrefit mbetet bashkëpunimi me Bardhin dhe Shkurte Gashin “Mama Mia”. Kjo këngë e publikuar në korrik, deri tani në Yotube ka mbledhur mbi 12 milionë klikime./21Media

 

 

Lajmet “Ciao” publikohet nga Nora Istrefi >> Rahovci.info.

Ballina
RadioRahoveci
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!