Gjuha (paqësore) bashkon kombin, gjuha e urrejtjes (përçan) shtetin!

Gjuha (paqësore) bashkon kombin, gjuha e urrejtjes (përçan) shtetin!
Rahoveci INFO – Drejt, shpejt, guximshëm… 14 vitë me ju!

(Ja shpjegimi sociologjik për; gjuhën e urrejtjes, frustrimit, komplekseve dhe protagonizmave tonë individual e kolektiv…)

Shkruan: Fadil MALOKU

1. Kohëve të fundit, përveç politikanëve, moderatorëve, e pedagogëve të shndërruar në (b)analist, edhe ca gazetarë bashkë me ca klerik fetar, e tashmë edhe ca sindikalist e deputet, janë bërë model i shfrenimit publik, duke përdorur si gjuhën e urrejtjes, ashtu edhe motivet e denigrimit publik! I gjithë ky “promovim” sociokulturor në “imagjinatën” sociologjike shquhet edhe si cancel culture. Që në shqip (cancel culture) i bie me “konsumu” sistematikisht një qëndrim publik lëçitës ndaj grupeve dhe individëve të caktuar që e keqpërdorin statusin e tyre qoftë në mediat sociale, apo edhe në format tjera të njohura të komunikimit masiv. Pra, ky koncept në fakt është edhe një formë e apelit publik për të denoncuar e lëçitur publikisht, njerëz e persona të jetës publike të cilët duke shfrytëzuar statusin e tyre sociopolitik (qofshin ata; pedagoge, mjek, politikan, këngëtarë, sindikalist, deputet, etj.) prononcohen për një temë apo çështje të caktuar publike.

2. Prononcimi i tyre shkaku i protagonizmave, frustrimeve e protagonizmave, arrin të zgjojë si irrritime ashtu edhe denoncime të ashpra si tek komuniteti i origjinēs ashtu edhe tek publiku gjerë. Ky zemërim masiv publik, për referuesin ngandonjëherë mund të ndodhë që përveç shkaqeve të shpeshta (i)racionale të “prodhoj” edhe pasoja pragmatike e padyshim edhe të papritura. Këto pasoja, zakonisht shoqërohen edhe me insistime publike, që personat e anatemuar, dosido edhe të tjetërsohen p.sh. nga privilegjet dhe statuset që i kanë shfrytëzuar si “katapultë” për të “zemëruar” publikun e gjerë, të një komuniteti, grupi apo edhe shoqërisë së gjerë.

3. Insistimi publik, për personat që e keqpërdorin statusin dhe privilegjet e shoqërisë, është një mekanizëm disiplinimi, por, edhe ndëshkimi sidomos për ato tipa njerëzish që kanë turp. Kultura e turpit në sociologji është koncept që në shoqëritë patriarkale normën e turpit e ka përdorur si mjet themelor për të ushtruar kontroll social si mbi subkulturën e gjinisë femërore ashtu edhe mbi atë fëmijëve. Ndërkaq, imperativ moral kishte ruajtjen e rendit dhe kohezionit familjar. Së këndejmi themi që njeriu i frustruar dhe u etur për protaganizëm (qoftë ai edhe i shëmtuar dhe tejet negativ) sidomos tani me rritjen e përdorimit të mediave sociale (ku siç pajtohen shumica e kulturologëve) është shumë më i dëmshëm se sa qytetari i ngarkuar me sjellje devijante dhe prirje kriminale…?!

Lajmet Gjuha (paqësore) bashkon kombin, gjuha e urrejtjes (përçan) shtetin! >> Rahoveci INFO. Shkruar nga: Mentor Barani

Ballina
RadioRahoveci
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!