Mozzik publikoi këngën emocionale dedikuar vajzës

Paralajmërimin e projektit të ri muzikor reperi i njohur, Mozzik e ka bërë që javën e kaluar.

Thuajse çdo ditë përmes disa postimeve reperi nga Ferizaj pyeste fansat se kujt i thonë “Të dua”.

Ndërsa, pak ditë më parë ai zbuloi se kënga e tij më e re mban titullin “Të dua” dhe është dedikim për vajzën e tij Hanën.

Kënga “Të dua” ka një tekst mjaft emocional dhe për këtë është kujdesur vet, Mozziku.

Në një postim në Instagram Mozzik u shpreh se kjo do të jetë kënga e fundit që ai do të flas për vajzën dhe privatësinë e tij.

“Hana ime e vogël për momentin e di që nuk do e kuptosh këtë këngë! Por besoj që kur të rritesh edhe pak do e kuptosh! Dhe kur të bëhesh për ta kuptuar këtë këngë kisha dashur shumë që mos ta hapim si temë asnjëherë! Të jetojmë ashtu si na ka ardhur jeta. Të dua më së shumti në botë. Babi yt Gramoz Aliu! Dhe kjo është kënga ime e fundit kur flas për privatësinë time dhe për vajzën time.  Nuk do e përfshijë vajzën time asnjëherë më në testet e mia”, ka shkruar reperi në mbishkrimin e postimit./21Media 

Lajmet Mozzik publikoi këngën emocionale dedikuar vajzës >> Rahovci.info.

Ballina
RadioRahoveci
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!