Superkupa mbarëkombëtare do të zhvillohet në Mitrovicë

Tashmë edhe zyrtarisht, është nënshkruar marrëveshja ndërmjet Ligës Unike dhe KB Trepçës, për organizimin e Superkupës Mbarëkombëtare.

Kjo ngjarje do të mbahet më 5-6 tetor në palestrën ‘Minatori’ të Mitrovicës, ku do të marrin pjesë kampioni i Kosovës, Golden Eagle Ylli, fituesja e Kupës së Kosovës, Trepça, kampionia e Shqipërisë, Teuta e Durrësit dhe fituesja e Kupës së Shqipërisë, Tirana.

Marrëveshjen e kanë nënshkruar Elvira Dushku, anëtare e Bordit Drejtuesit të Ligës Unike dhe Përfaqësuesi i KB Trepçës, Edin Vërbiqi.

Dushku është shprehur se pret spektakël të basketbollit për dy ditë me radhë në Mitrovicë. “Në Superkupën Mbarëkombëtare marrin pjesë katër skuadra shumë të mira dhe presim spektakël të basketbollit për dy ditë me radhë, jo vetëm sa i përket ndeshjeve, por edhe organizimit. Besoj se do të jetë një organizim madhështor, që nuk e kemi parë deri më tani. Stafi i Ligës Unike dhe Federatës së Basketbollit të Kosovës do të ndihmoj që ky event të kalojë në nivelin më të lartë dhe të jetë shembull për organizimet e ardhshme”, është shprehur Dushku për faqen zyrtare të Ligës Unike. /Rahoveci info/

Lajmet Superkupa mbarëkombëtare do të zhvillohet në Mitrovicë >> Rahoveci info.

Ballina
RadioRahoveci
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!