Hoti: Qeveria po i pengon komunat, s’po i zbaton projektet kapitale

Ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka thënë të shtunën se Qeveria e Kosovës, përveç që nuk i ka zbatuar projektet e veta kapitale, i ka penguar edhe komunat në dy mënyra.

Hoti ka shkruar në Facebook se derisa shpenzimet kapitale të nivelit qendror janë në nivelin më të ulët, Qeveria u ka kërkuar në një takim kryetarëve të komunave që t’u bëjnë presion kompanive që t’i kryejnë punët në terren për projektet që janë të komunave.

“Qeveria, përveç që nuk i zbaton projektet e veta kapitale, i ka penguar edhe komunat në dy mënyra:

1. Kërkesat e komunave për bartje dhe ridestinim të mjeteve vetanake kanë pritur me muaj për miratim nga Ministria e Financave, duke humbur muajt e verës kur është koha optimale për kryerjen e projekteve kapitale. Kur janë miratuar kërkesat, është bërë tepër vonë për të kryer procedurat e prokurimit dhe zbatuar ato projekte brenda vitit. Sipas ligjit, është e drejtë ekskluzive e komunave për të vendosur se për çfarë do t’i përdorin të hyrat vetanake. Kërkesat për bartje të të hyrave vetanake miratohen sipas procedurave formale ligjore dhe nuk i nënshtrohen diskrecionit të Ministrit të Financave.

2. Qeveria e ka mbajtur të bllokuar shumë gjatë Organin Shqyrtues të Prokurimit, duke bllokuar shumë projekte kapitale për të cilat ka pasur ankesa. Kjo e ka vonuar edhe më tutje zbatimin e projekteve kapitale qendrore dhe lokale”, ka shkruar Hoti.

Ballina
RadioRahoveci
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!