Ademi: Kundër Qipros nuk pranojmë asnjë rezultat tjetër përveç fitores

Kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës Agim Ademi, tha se nuk pranon tjetër rezultat përveç fitores nesër kundër Qipros.

Ademi tha se do të bëjnë më të mirën për kombëtaren edhe për shtetin. “Besoj që nuk e kemi merituar këtë pozicion, por s’bëhet llaf për të rënë nga kjo ligë dhe sigurisht që do të qëndrojmë në vendin e dytë dhe faktikisht nuk pranojmë asnjë rezultat tjetër” – tha Ademi.

“Ne tash kontatat i kemi fleksibile ashtu të arsyeshme dhe natyrisht që varen prej rezultateve duke pasur parasysh edhe fillim të cilën e kemi pasur edhe bisedat. Tani do të shohim, besoj që do të shkojë gjithçka mirë, në të kundërtën do të zgjedhim më të mirën dhe do ta bëjmë më të mirën për kombëtaren tonë dhe për shtetin tonë” – theksoi ai.

Nesër me fillim nga ora 20:45, në “Fadil Vokrri” Kosova do të zhvillojë ndeshjen vendimtare për mbetjen në Ligën C të Nations League kundër Qipros.
“Dardanët” synim e kanë fitoren./Rahoveci info/

Lajmet Ademi: Kundër Qipros nuk pranojmë asnjë rezultat tjetër përveç fitores >> Rahoveci info.

Ballina
RadioRahoveci
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!