Giresse tha se nuk e mendon dorëheqjen edhe nëse Kosova humb nga Qipro

Trajneri i kombëtares së Kosovës Alain Giresse, ka thënë se nuk e ka ndërmend të jap dorëheqje edhe nëse Kosova do ta humbë ndeshjen e nesërme ndaj Qipros.

Giresse tha në një konferencë për media se asnjë nga trajnerët nuk mendon ta humbas ndeshjen.

“A mendoni që shumë trajnerë i përgatisin dorëheqjet e tyre?, asnjë trajnerë nuk mendon që ka me humb”- tha Giresse.

Ai foli edhe për mosparaqitjen e dyshes së Ballkanit, Lumbardh Dellova dhe Liridon Emërllahu.

“Ka edhe shumë lojtarë tjerë që nuk luajnë. Kam një listë me 23 lojtarë dhe vetëm 11 duhet të luajnë. Emërllahu nuk i ka treguar ende cilësitë me U21, prandaj është ende diçka shumë e madhe, një hap i madh për të për të kaluar në Kombëtare. Nuk është njëjtë si të luash në Ligën e Konferencës, si te Kombëtarja e Kosovës. Sa i përket lojtarit tjetër, ai mund të luajë anash dhe si qendërmbrojtës. Mirëpo, trajneri duhet të bëjë zgjedhje dhe kjo është zgjedhje sportive” – tha Giresse në konferencën për media.

Nesër me fillim nga ora 20:45 Kosova do të luajë në “Fadil Vokrri” kundër Qipros.

“Dardanët” do të synojnë të fitojnë ndeshjen për ta siguruar vendin e dytë në grupin e tretë të Ligës C të Kombeve.

Vendi i dytë do t’ia siguronte mbijetesën Kosovës në Ligën C./Rahoveci info/

Lajmet Giresse tha se nuk e mendon dorëheqjen edhe nëse Kosova humb nga Qipro >> Rahoveci info.

Ballina
RadioRahoveci
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!