Lyrical Son: Cenzurojeni parlamentin, jo neve

Është një ndër reperët më të pëlqyer në vend.

Krijimtaria e tij artistike është e veçantë, padyshim nisur nga zëri e më pas tekstet, e deri te finalizimi i projekteve muzikore që janë punë e palodhshme ekipore.

Në “N’Maje t’Gjuhës me Xherin” të Rahovci.info, Lyrical Son zbuloi pak nga jeta profesionale e pak nga ajo private.

Përpos muzikës, Festimi është një bashkëshort e baba i përkushtuar, e kjo s’do mend, pasi edhe në rrjete sociale, ai asnjëherë nuk heziton ta shfaq sa i lumtur e i kompletuar është.

Festimi, drejtuar kritikuesve të këngëve të reperëve shqiptarë që u është thënë se promovojnë rrugën, përcjellin te audienca mesazhe jo të mira, ka diçka për të thënë!

“Cenzurojeni parlamentin, e jo neve”, tha reperi.

 

Mes debateve që janë zhvilluar në vend lidhur me tekstet e këngëve të reperëve shqiptarë, e videoklipeve, që shumë prej analistëve i kanë konsideruar eksplicite, e fjalë që përçojnë mesazhe negative, është kërkuar që të ndalohet transmetimi i këngëve të tilla/21Media

Lajmet Lyrical Son: Cenzurojeni parlamentin, jo neve >> Rahovci.info.

Ballina
RadioRahoveci
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!