Ambasada e ShBA-së: Marrëveshja Rusi-Serbi për koordinimin e politikave të jashtme, hap i gabuar

Në margjinat e sesionit të 77-të të Asamblesë së Kombeve të Bashkuara, Rusia dhe Serbia, konkretisht ministri i Punëve të Jashtme, Nikola Selakoviq dhe ai i Rusisë, Sergei Lavrov kanë nënshkruar një marrëveshje për të koordinuar politikën e jashtme.

Kjo marrëveshje po shihet si hap i gabuar i Beogradit zyrtar.

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, në një përgjigje për “Indeksonline”, duke iu referuar zëdhënësit të Departamentit të Shtetit të ShBA-së, kanë theksuar se Shtetet e Bashkuara besojnë se asnjë vend nuk duhet të zgjerojë bashkëpunimin me Rusinë ndërkohë që ajo vazhdon luftën e saj të agresionit kundër Ukrainës.

“Lajmi për këtë marrëveshje të nënshkruar me Rusinë ishte befasues dhe qëndron në kontrast të plotë me takimet e tjera konstruktive në Nju Jork me zyrtarët serbë. Përafrimi i mëtejshëm me Rusinë është një hap në drejtimin e gabuar dhe në kundërshtim me aspiratat evropiane të deklaruara të Serbisë”, thuhet në përgjigjen e Ambasadës amerikane, përcjell Klan Kosova.

Kujtojmë se edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka deklaruar se marrëveshja e Serbisë me Rusinë për ta koordinuar politikën e jashtme, duhet t’i alarmojë kryeqendrat perëndimore.

“Me çështjet e mbrojtjes dhe sigurisë në Kosovë, ne kemi ministër të Mbrojtjes, kemi ministër të Punëve të Brendshme, por ne jemi qeveri demokratike, progresiste, e shpresës, ndërkohë që përballemi me fqinjët veriorë, që udhëhiqet nga një president i frikës dhe i kërcënimit, që përveç se udhëheq me një shtet në mënyrë jo demokratike dhe nuk e njeh Kosovën dhe krimet të cilat i ka kryer regjimi i Millosheviqit në Kosovë, gjithashtu mban edhe lidhje shumë të ngushta me federatën ruse, siç e pamë edhe së fundi me marrëveshjen e bashkëpunimit që nënshkroi ministri i Jashtëm serb me atë rus, që duhet t’i alarmojë kryeqendrat perëndimore-demokratike”, ka thënë ai të shtunën pas takimit me krerët e komunave.

Ballina
RadioRahoveci
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!