Diplomon vajza e Bekim Jashari

Fëmija i parë lindur pas luftës në familjen Jashari, sot përmbylli një kapitull të rëndësishëm të jetës së saj.

Vajza e Bekim Jasharit, Feridja nga sot është arkitekte e diplomuar.Bekim Jashari përmes një postimi në rrjetet sociale ka uruar të bijën si dhe ka shprehur krenarinë e tij për suksesin e saj.

Ndërsa ka treguar se si i lindi dëshira për t’u bërë arkitekte.

“Dëshirën për t’u bërë arkitekte e kishte nisur qysh në fëmijëri duke shikuar kullat e babës Shaban. Duke imagjinuar luftën dhe heroizmin e zhvilluar në to ajo vendosi që të bëhet arkitekte me ëndrren e saj për të ri-ndërtuar gjithçka që ishte shkatërruar në emër të Lirisë dhe Pavarësisë që sot e gëzojmë.Si fëmiu i parë i lindur pas luftës heroike dhe rënies së familjes, Feridja u rrit dhe u edukua duke marrë frymëzim nga të rënët e familjes, angazhimi në studime ishte i jashtëzakonshëm por puna dhe përkushtimi i saj sot u kurorëzua me titullin arkitekte.”, ka shkruar ndër të tjerash, Jashari në Facebook.

Tutje ai ka vlerësuar kontributin e familjarëve të tij të rënë për liri.

“Këtë moment të rëndësishëm për të dhe familjen tonë nuk arritën ta përjetojnë babushi, nana, vëllezerit dhe motrat por lufta dhe heroizmi i tyre bëri që sot Feridja dhe të rinjtë e vendit tonë të jetësojnë ëndrrat dhe planet e tyre profesionale në Kosovën e Lirë.Urime diplomimi vajza jonë e dashur, të urojmë shumë suksese në ushtrimin e profesionit dhe rrugëtimin tënd jetësor. Në çdo hap do të na kesh afër dhe në mbështetje të plotë. Faleminderit për këtë lumturi të pafund që na ofrove sot dhe çdo ditë tjetër!”, ka shkruar Bekim Jashari./21Media

Lajmet Diplomon vajza e Bekim Jashari >> Rahovci.info.

Ballina
RadioRahoveci
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!