Moskuptime

Moskuptime
Rahoveci INFO – Drejt, shpejt, guximshëm… 14 vitë me ju!

Shkruan: Ilir MUHARrEMI

Jeto mos vdis pa e shijuar jetën. Jeta nuk preket ndjehet është aromë, janë vite ato që na bëjnë të kuptojmë se kush jemi pse jemi, pse e duam shpirtin, botën, frymën, tokën dhe diellin. Jeto mos vdis pa shijuar lindjen e diellit sepse dielli nuk ka kuptim pa ty. Kuptimi i tij vdesë në heshtje pa ty. Ti je diell e dielli lëshon rreze për ty. Sytë tonë janë metal i ngrohtë sikur zjarri pa peshë e me forcë.

Fuqia të sfidon mik, por ti e ndjenë dhe nuk e thërret nga brenda. Lundro poshtë membranës së trurit aty te kujtesa, aty ku gjithçka u krijua dhe asgjë nuk u zgjidh sepse përtej shkencës je ti dhe ajri yt. Je ti mik, dehja e kësaj bote të egër e këtij servilizmi nga frika për të arritur diçka. Qetësia të mungon, heshtja të gërryen, fjalët turbullohen nga moskuptimi i thekseve, bota valëvitet si një prostitutë e lirë me çmim. Çmimin ti e cakton sepse shpirti përveç bukurisë dhe aromës, ka çmim. Vet mbijetesa dhe vdekja ka çmim. Caktoje sa  kushton një gramë shpirt. Caktoje mik. Jo! vështirë, je monstracion i kuq. Prindërit i ke donator me arsye për ajrin dhe kuptimin tënd. Jeta është një pikë spermë dhe një qelizë vezë. Përtej materies dhe gjymtyrëve, je ti, para këtij lëngu të bardh janë kujtimet e as ato ndonëse nuk rrëfejnë. Asgjë përtej një asgjësë që tash u bë dhe kurrë nga vetja nuk kërkoi lirinë dhe çmimin. Kur mendime nuk ke e leximeve ju skadon kuptimi, bota servilet, e ti mik prapë bëhesh lëngë i bardh. Je i bardh je kjo pikë spermë që e ke. Disa vijnë në këtë botë pa dashuri e disa me plot dashuri, ligji sundon njëjtë, ajri, uji dhe dielli ngrohë njëjtë. Jemi të njëjtë me çmim të ndryshëm. Duam të jem të ndryshme e me kënaqësi të njëjtë. Jemi të mbytur nga vet jeta dhe ajri i kot. Kotësia na jep mundësi ta zgjedhim dhe të dergjemi. Një copë kohë dhe një copë jetë është krejt për ty mik.

Ciganët riciklojnë botën, milionerët nuk flenë, ateistët vdesin për ne, matematikanët shumëzojnë edhe grimcën më të vogël,  e bota nuk plaket, rigjenerohet, ajo ekziston, e jeta merr kuptime nga më skeptikët filozofet. Gjithçka brenda logjikes e logjika nuk gjykon veten. Xhokerët fitojnë, xhokerët e sinqertë ata që kamuflojnë emocionin dhe bëjnë truke me rezultatin. Bota nuk është e Zotit, por e Xhokerëve, bota ka emocion, ka lot, ka revoltë, ndjenjë, pesimizëm, dehje, Xhokerët dhe akrobatët i bluajnë pa i përjetuar sepse janë formal dhe fitojnë në skenë e pas perdes qajnë si fëmijët. Je ti jam unë është ai, ajo, ajo, dashuria, pa të pa ty jeta nuk merr kuptim e as drita nuk rrëshqet në faqen e askujt. Seks i mbyllur i hapur vetëm për çmimin dhe prostitutat që kënaqin çdo pore tonën, e ato vuajnë dhe janë makineri për të mbijetuar. Epshi zbut egon rrëzon moralin, bota servilet pranë një copë epshi të pa formë por me shumë kuptime. Pak sekonda por një jetë e tërë dhe një roman me faqe më shumë. Nga ky qiell i dashurisë janë dy gjëra ose kërkon të dalësh ose të mbytesh. E para nuk ka kuptim për të dytën mund të garantoj. Por njerëzit i përdorin të dyja.

A dashurojmë ne? Natyrisht. Kur dashurojmë japim atë që askush nuk e ka dhënë. A ekziston kjo? Dashuria është e verbër për të gjithë intelektualët. Mashkulli e imagjinon veten Donzhuan, person që fal dashuri të njëjtë nga një grua të tjetra me të njëjtën pasion. Dashuria e rrallë është për të dashuruar shumë. Të gjithë dashurojmë gra të bukura dhe janë të dëshirueshme, ata që dashurojnë shumë, zanati i tyre është të mashtrojnë. E ti do vdesësh për një dashuri që nuk ekziston, sepse vetja është primare në çdo dashuri, sprovë nga heqja e jetës, vetes dhe dashurisë, dashuria eliminohet e para, vetja as e fundit. Egoizmi më i vlefshme se shumimi dhe ADN-ja. Nga këto askush nuk mund të heq dorë, vetëm vetëvrasësit që prapë ushqejnë shpresë për lirinë dhe çlirimin e tyre nga krimbi.Moskuptime

Lajmet Moskuptime >> Rahoveci INFO. Shkruar nga: Mentor Barani

Ballina
RadioRahoveci
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!