Klubi i Tenisit ‘Peja’ shënon 30 vjetorin e themelimit

Klubi i Tenisit ‘Peja’ ka shënuar sot 30 vjetorin e themelimit si klub, duke vazhduar sot e asaj dite të jetë promotor i këtij sporti në Kosovë.

Më 29 shtator të vitit 1992, klubi i Pejës kishte zhvilluar ndeshje miqësore në tenis me Prishtinën.

Ajo ndeshje ishte e para mes dy skuadrave, ku Peja kishte fituar me rezultat 3-2.

Që nga ajo kohë KT Peja është një nga klubet më të organizuara në Kosovë, e cila merret edhe me edukimin e gjeneratave të reja në këtë sport.

KT Peja organizon po ashtu turne te niveleve evropiane dhe botërore, Tennis Europe dhe ITF.

Janë klubi i vetëm në Kosove që organizojmë turne zyrtarë evropiane dhe botërore dhe kjo është arritur fal punës së madhe të drejtuesve të klubit./Rahoveci info/

Lajmet Klubi i Tenisit ‘Peja’ shënon 30 vjetorin e themelimit >> Rahoveci info.

Ballina
RadioRahoveci
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!