Prishtina – Trepça ’89 shtyhet në afat të pacaktuar

Prishtina dhe Trepça ’89, të dyja kanë njoftuar se ndeshje e javës së nëntë mes tyre është shtyrë.

Këtë vendim e ka marr FFK për shkak të gjendjes së keqe të fushës në “Fadil Vokrri”.

“FC Prishtina njofton opinionin se ndeshja e xhiros së nëntë të Albi Superligës së Kosovës, FC Prishtina – Trepça ’89 është shtyrë për afat të pacaktuar nga Komisioni i Garave”.

“Kjo ndeshje ishte paraparë të zhvillohet në stadiumin “Fadil Vokrri’ në Prishtinë të dielën.  Sfida shtyhet për shkak të gjendjes jo adekuate të fushës”.

“Se kur do të caktohet orari për t’u zhvilluar ky takim, do të njoftoheni me kohë”, thuhet në njoftimin e Prishtinës.

Të njëjtë gjë për tifozët e saj e ka bërë edhe Trepça ’89. /Rahoveci info/

Lajmet Prishtina – Trepça ’89 shtyhet në afat të pacaktuar >> Rahoveci info.

Ballina
RadioRahoveci
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!