Haradinaj: Të ngritët komision hetimor në Kuvend për intervistën e Kurtit nga burgu serb

Zyrtari i AAK’së, Daut Haradinaj ka folur për mundësinë e krijimit të një komisioni parlamentar hetimor për kryeministrin Albin Kurti, pasi që sipas tij, duhet të hetohet pse Kurti u priviligjua aq shumë sa qëndroi në burg në kohën e regjimit të Millosheviqit.

Haradinaj në emisionin ‘dPt te Fidani’ në T7 thotë se si është e mundur që Kurti të përzgjidhet për dhënien e një interviste për një medium ndërkombëtar në ato rrethana aq të vështira.

“Na duhet me kriju Komision Parlamentar Hetimor se ne jemi duke folur për kryeministrin e Kosovës, me I lyp të gjeturat se pse është përzgjedhur ky individ në një rrethanë aq të vështirë, midis Serbisë, në kohën e regjimit të Millosheviqit për me u prononcu për një medium ndërkombëtar. Në kohën kur kemi rast të burrave të mëdhenj që nuk kanë mrri me pa dritën me sy, ti (Albin Kurti) je përzgjedh me dhanë intervistë”, tha Haradinaj.

Mes tjerash, Haradinaj beson se për krijimin e një komisioni hetimor për këtë çështje do ta kishin edhe përkrahjen e opozitës.

“Pak muaj më vonë, fill mas rënies së Millosheviqit, ka qenë ish-president në atë vakt Koshtunica, ka marrë vendim ekzekutiv për lirimin e Kurtit. Por, ai e din përgjigjen. Nëse ai reziston me u përgjigj, ne duhet me kriju komision parlamentar.

Nuk e përjashtoj mundësin për marrjen e një iniciative të tillë. E kemi diskutu, mendoj që për komision parlamentar na mungojnë numrat, por jam i bindur që opozita do të na përkrahë. Ka logjik që me të përkrah edhe VV’ja, sepse kjo nuk është për të keq të Kurtit, por ne vetëm po dojmë me dit të vërteten. E mos t flasim tani qysh u sill me qebe Albin Kurti, e u sill nëpër Klinë me individë të caktum”, tha Haradinaj.

Ballina
RadioRahoveci
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!