LAB rrëfen për Radio21 se cili është projekti i radhës në aktrim pas muzikës

Ai sapo ka sjellë këngën “Bota ime” dhe është i kënaqur se si i  ka ecur ky projekt. E kemi fjalën për këngëtarin e aktorin Labinot Ramadani apo si e njohim në muzikë LAB. Ai  në një intervistë për programin mjaft të ndjekur në Radio 21 konkretisht me “Me 21-in” ka rrëfyer punën e tij në art, muzikën dhe aktrimin që nuk i ndan dotë, por edhe për ofertat që ka.

Labi ka lindur në Ferizaj dhe madje kujton se aty ka nisur edhe hapat e parë të aktrimit, ndërsa familja dhe shoqëria e tij ajo e huaj dhe shqiptare në Zvicër ku jeton e mbështesin shumë.

I pyetur nga moderatori se çfarë projekti ka në dorë, ai tregoi : “Kam deri tash disa filma por një film që po e realizoj tani në itali, një produksion italiano-francez”. E Labi tregoi se aty do të flasë frengjisht, por që natyrisht që e din se ai është shqiptar.

Mes tjerash artisti simpatik tregoi se dëgjon muzikë shumë dhe nëse do të zgjidhte nga femrat artiste do të donte të kishte një duet me disa që ai i dëgjon dhe i pëlqen./21Media

Lajmet LAB rrëfen për Radio21 se cili është projekti i radhës në aktrim pas muzikës >> Rahovci.info.

Ballina
RadioRahoveci
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!