Thirret mbledhja e 11 e rregullt e Kuvendit Komunal të Rahovecit

Kryesuesi i Kuvendit Komunal të Rahovecit, Defrim Kafexhiu, ka ftuar antarët e Kuvendit Komunal që të marrin pjesë në mbledhjen e njëmbëdhjetë (11) e cila do të mbahet më 25 nëntor 2022 (e premte ), me fillim në orën 10:00, në sallën e KK Rahovec.

Ky është rendi i ditës:

1. Shqyrtimi dhe miratimi i procesverbalit nga mbledhja e kaluar;
2. Pyetjet dhe përgjigjet në pyetjet e kuvendarëve;
3. Shqyrtimi dhe miratimi i propozim-vendimit për formimin e komisionit për zbatimin e procedurave dhe vlerësimin e ofertave të dhënies në shfrytëzim të pronës së paluajtshme të komunës: P-02279-0, P-02280-0 dhe P-02281-0;
4. Shqyrtimi dhe miratimi i propozim-vendimit për ndryshimin dhe plotësimin e vendimit 01 Nr. 1427 i datës 30.04.2019 për themelimin e çmimit për krijimtari letrare e artistike “Sulejman Krasniqi”
5. Shqyrtimi dhe miratimi i propozim vendimit për lirim nga pagesa e Mamografisë për të gjithë femrat e Komunës së Rahovecit;
6. Shqyrtimi dhe miratimi i propozim-vendimit për dhënien në shfrytëzim afatgjatë të pronës së paluajtshme të komunës Nr.P-71510057 -08924-0 personave fizik dhe juridik;
7. Shqyrtimi i Raportit të Auditorit të Brendshëm për vitin 2021 dhe diskutimi i planit të veprimit;
8. Shqyrtimi i raportit vjetor të Planit të Integritetit në Komunën e Rahovecit.

Lajmet Thirret mbledhja e 11 e rregullt e Kuvendit Komunal të Rahovecit >> Portal informacionesh nga Kosova.

Ballina
RadioRahoveci
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!