Futbollistët do të paguajnë për familjet e stafit të Francës për të shkuar në Katar

Futbollistët e Francës kanë rënë dakord të ndihmojnë financiarisht anëtarët e stafit të trajnerëve për të sjellë familjet e tyre në Kupën e Botës në Katar, ka raportuar “L’Equipe”.

Federata e Futbollit e Francës kishte vendosur të mos paguante për familjet e lojtarëve për t’u bashkuar me ta në Katar, që ishte ndryshim i politikës së tyre prej Kupës së Botës 2018, transmeton Gazeta Express.

Si rezultat, bileta prej 2000 eurosh në aeroplanin e Federatës francez për në Katar rezultoi e kushtueshme për anëtarët e stafit stërvitor.

Federata franceze kishte treguar se po i detyronte familjet të udhëtonin me shpenzimet e tyre si një masë për uljen e kostove, një veprim i cili u prezantua për herë të parë në vitin 2021 për si rezultat i pandemisë Covid-19.

Pas kësaj, “Les Bleus” dhe stafi teknik do të jenë në gjendje të sjellin familjet e tyre, me kusht që skuadra të kalojë fazën e grupeve./Rahoveci info/

Lajmet Futbollistët do të paguajnë për familjet e stafit të Francës për të shkuar në Katar >> Rahoveci info.

Ballina
RadioRahoveci
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!