Japonia mund Gjermaninë me përmbysje

Pas Argjentinës, edhe një tjetër favorit i madh ka dështuar në ndeshjen e parë në Kupën e Botës “Katar 2022”.

Është Gjermania e cila u mund 1:2 nga Japonia me përmbysje në rezultat, përcjell FrontOnline.

Ish-kampionët e botës në vitin 2014 kaluan të parët në avantazh me golin e Gundogan nga penalltia në minutën e 33-të.

Kjo epërsi e gjermanëve zgjati deri në minutën e 75-të kur Doan barazoi shifrat.

Tetë minuta më vonë, në skenë doli Asano që përmbysi gjithçka duke realizuar golin e dytë dhe të fitores për japonezët.

Gjermania dhe Japonia janë në Grupin E me Spanjën dhe Kosta Rikën./Rahoveci info/

Lajmet Japonia mund Gjermaninë me përmbysje >> Rahoveci info.

Ballina
RadioRahoveci
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!