Kusari: Procesi i vizave është ndërlidhur me situatën politike

Kusari-Lila ka thënë se procesi i liberalizimit të vizave është ndërlidhur me situatën politike.

Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari Lila, ka thënë se procesi i liberalizimit të vizave për Kosovën është ndërlidhur me situatën politike.

“Procesi i liberalizimit të vizave tashmë në krejt absurditetin e vet ka kaluar në një fazë që nuk ka qenë e kësaj natyre më herët, e ndërlidhjes me situatën politike, e cila e ka shpërfaqur keq mënyrën se si është trajtuar dhe si vazhdon të trajtohet Kosova në BE”, ka thënë Kusari.

Kujtojmë se përfaqësues të vendeve anëtare të BE-së u pajtuan të martën me propozimin që liberalizimi i vizave për Kosovën të hyjë në fuqi më 1 janar të vitit 2024.

Ballina
RadioRahoveci
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!