Pas marrëveshjes për targat, Lajçaku e falënderon Bislimin, Petkoviqin e DASH-in

Lajçaku e falënderon Bislimin, Petkoviqin e Departamentin Amerikan të Shtetit.

I dërguari special i BE-së për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak, ka falëndëruar kryenegociatorin e Kosovës, Besnik Bislimi e atë të Serbisë, Petar Petkoviq, për siç tha, angazhimin konstruktiv.

Lajçak, falënderoi edhe për Departamentin Amerikan të Shtetit dhe diplomacinë amerikane.

Kujtojmë se sonte Kosova e Serbia arritën marrëveshje për çështjen e targave, ku Serbia s’do të lëshojë më targa KM e të tjera, ndërsa Kosova do të ndaloj masat që i kishte paraparë.

Ballina
RadioRahoveci
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!