Dita gjashtë e Botërorit, katër takimet tjera interesante

Do të zhvillohen sot edhe katër ndeshje në Kupën e Botës Katar 2022, në xhiron e dytë të grupeve.

Ndeshja e parë është mes Uellsit dhe Iranit, e cila fillon nga ora 11:00. Për momentin Uellsi është në vendin e dytë të grupit B, me vetëm një pikë, ndërsa Irani nuk ka asnjë.

Dy kombëtaret e tjera nga i njëjti grup, Anglia dhe SHBA-ja, po ashtu do luajnë sot ndeshjen e tyre të parë kundër njëra-tjetrës në këtë Kampionat. Kjo ndeshje fillon nga ora 20:00. Anglia për momentin kryeson grupin, me tri pikë, ndërsa SHBA është në vendin e tretë.

Nga ora 14:00 luajnë vendi nikoqir, Katari, kundër Senegalit. Të dy këto kombëtare nuk kanë pikë në grupin A, pasi që u mposhtën nga Holanda dhe Ekuadori, në xhiron e parë. Këto dy të fundit po ashtu luajnë sot, nga ora 17:00. /Rahoveci info/

Lajmet Dita gjashtë e Botërorit, katër takimet tjera interesante >> Rahoveci info.

Ballina
RadioRahoveci
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!