Kirby: Marrëveshja për targat mund të jetë fillimi i një zgjidhjeje afatgjatë mes Kosovës dhe Serbisë

Ish-ambasadori amerikan: Marrëveshja për targat mund të jetë fillimi i një zgjidhjeje afatgjatë mes Kosovës dhe Serbisë.

Ish-ambasadori amerikan në Beograd, Michael Kirby, ka vlerësuar se marrëveshja e fundit për targat ndërmjet Kosovës dhe Serbisë në Bruksel, mund të jetë fillimin i arritjes së një zgjidhjeje afatgjatë në negociatat që po zhvillohen mes dy vendeve.

Duke folur për Zërin e Amerikës, Kirby ka thënë se kjo marrëveshje ka gjasa më shumë që të jetë zgjidhje e një krize momentale, por ka thënë se shpreson që të jetë edhe zgjidhje e krizës për planin afatgjatë, transmeton Gazeta Express.

Për Kirbyn, zgjidhja përfundimtare, nënkupton njohje të Kosovës nga Serbia dhe anëtarësim të Serbisë në BE.

“Ka më shumë gjasa që të jetë një zgjidhje për një krizë afatshkurtër, por shpresoj vërtet edhe për një zgjidhje afatgjatë. Ndoshta ky sukses mund të çojë në diçka tjetër. Nuk duhet, por mundet. E kam fjalën për çështje të tjera që duhet të zgjidhen – para se të vijë njohja përfundimtare. Kjo natyrisht ka të bëjë me njohjen e Kosovës nga Serbia – ku nga këndvështrimi ynë Serbia do të anëtarësohej në Bashkimin Evropian. Këto dy gjëra shkojnë paralelisht”, tha diplomati amerikan në pension në një intervistë për Zërin e Amerikës.

Kirby beson se është mirë që ambasadori amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier, u bë pjesë procesit, duke i ndihmuar arritjes së marrëveshjes.

Ai ka thënë se është mirë që të dyja palët kanë nisur të shohin më seriozisht rreth asaj që po ndodh në Ukrainë.

“Gjithashtu edhe për faktin që ende ka një perspektivë evropiane – dhe se BE mund të pranojë anëtarë të rinj. Pra, duhet të bëjnë një marrëveshje për t’u bërë anëtarë”, ka thënë Kirby, duke folur për Kosovës dhe Serbinë.

Kirby ka thënë se beson që të dyja shtetet kanë kapacitetet për ta arritur një marrëveshje.

“Duhet të marrin zemër dhe të shohin se ka një të ardhme nëse arrijnë këto pajtime. Gjithmonë do të jetë dikush nga të dyja anët që do të kritikojë çfarëdo marrëveshje të arritur, sepse për disa njerëz, pala tjetër është djallëzore. Në fund të fundit, nuk ka rëndësi që është djallëzore. Janë fqinj dhe duhet t’i zgjidhin problemet. Pra, ato kanë kapacitetet dhe mund ta bëjnë këtë gjë”, ka thënë Kirby

Ballina
RadioRahoveci
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!